Mbrëmje historike për New York Knicks. Skuadra nga Nju Jorku rikthehet në finalet e NBA-së pas 27 vitesh mungesë, duke dominuar Cleveland Cavaliers në ndeshjen e 4 mes tyre në finalet e Konferencës së Lidnjes, me rezultatin e thellë 130-93 dhe duke mbyllur serinë e finales me shifrat 4-0.
Një paraqitje spektakolare e Knicks, që nuk lanë asnjë mundësi për Cavaliers. Protagonist absolut ishte Karl-Anthony Towns me 19 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa OG Anunoby kontribuoi me 17 pikë në suksesin bindës të ekipit nga “Madison Square Garden”. MVP I finalve të Konferncës së Lindjes u shpall me unanimitet Jalen Brunson, që në harkun e të 4 ndeshjeve, ishte lideri që udhëhoqi Knicks drejt këtij suksesi historik.
Me këtë fitore, Knicks rikthehen në skenën më të madhe të basketbollit amerikan për herë të parë që nga viti 1999, duke ndezur entuziazmin e tifozëve dhe ëndrrën për titullin kampion të NBA-së. Në finale ato do të sfidojnë fituesin e Perëndimit, që do të dale nga përballja mes kampionëve në fuqi të Oklahomas dhe San Antonio Spurs. Një finalje që pritet të jetë tepër e vështirë për New York, që pavarësisht se kë do të kenë rival, pritet të mos e nisin duelin si favoritë, por uria e tyre e madhe për të sjell trofeun në New York, mund të jetë deteminuese në këtë aspekt.
