Në pritje të debutimit këtë të martë në Grand Slam e Roland Garros në Francë, të numrit 1 në botë, Jannick Sinner, emocione dhe spektakël pati në ditën e dytë të këtij turneu. Talenti spanjoll Rafael Jodar impresionoi në debutimin e tij në Paris, duke dominuar amerikanin Aleksandar Kovacevic në tre sete.
Kualifikim pa probleme edhe për Ben Shelton dhe australianin Alex de Minaur, ndërsa një nga sfidat më dramatike të ditës ishte ajo e Casper Ruud, që triumfoi ndaj Roman Safiullin pas pesë seteve dhe gati katër orësh lojë.
Fitore me vuajtje edhe për Andrey Rublev, ndërsa surpriza erdhi me eliminimin e çekut Jiri Lehecka nga Pablo Carreno Busta.
Mbrëmja solli edhe lamtumirën emocionuese të Stan Wawrinka, kampionit të vitit 2015, i cili u eliminua në raundin e parë dhe mbylli kështu aventurën e tij në Paris.
