Në Paris, prej kohësh, trajneri Luis Enrique dhe stafi i tij, kanë filluar duke bërë llogaritë për finalen e Champions League, në program për t’u zhvilluar më 30 maj në Budapest. PSG synon të mbrojë titullin, por në finale këtë herë kanë një ekip blind, kampionët e freskët të Premier League, Arsenal. Këtë periudhe kishte pak dyshime në lidhje me prezencën ose jo të Ousmane Dembele, por “Topi i Artë” në fuqi konfirmon se do të jetë në finale, pasi nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz:
“Jam mirë, shumë më mirë në raport me të dielën e fundit. U tremba pak, por mjekët më dolën garant se nuk kam asnjë arsye për t’u shqetësuar. Ndjeva një shqetësim në pulpë, por nuk është asgjë serioze. Po, do të jem në fushë më 30 maj, rrini të qetë”, u shpreh Dembele.
Me padurim pret finalen e Champions League edhe Vitinha, me mesfushorin portugez që vlerëson Arsenal, por objektivi i tij dhe PSG është të mbrojnë titullin kampion:
“Nuk besoj se eksperienca e vitit të fundit është një avantazh. Një finale Champions League është gjithnjë një histori e re. Është një ndeshje teke, ne duhet të jemi gati. Që fëmijë ëndërroja të luaja një finale, e jo më ta fitoja. Fakti që jemi sërish në finale dhe kemi shanse për të fituar e bën akoma më të madhe dhe më të veçantë këtë ëndërr”, u shpreh Vitinha.
