Thirrje për të qenë bashkë, ishte mesazhi i protestës së organizuar në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të mbahet në Shqip.

“Është një protestë gjithë-përfshirëve. Le të bëhemi bashkë, ajo që po ndodh nuk është e drejtë”, u shpreh përfaqësuesi i studentëve në Tiranë.

“Një gjuhë na bashkon përtej kufijve” ishte kjo pankarta që shoqëroi të gjithë marshimin e studentëve nga sheshi Skënderbe e cila më pas u ndal në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

“Jemi Zot shtëpi dhe zëri ynë nuk mund të fshihet”, u shpreh një prej protestuesve.

“Mos luani me durimin e një rinie që nuk di çfarë është nënshtrimi, Gjuha Shqipe do të flitet. Shqiptar kam qenë dhe do të mbetem”, u shpreh një tjetër student.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb