Tifozët e Argjentinës mund të qetësohen. Lionel Messi, ylli i Inter Miami nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për Botërorin.
Ai u largua me shqetësime fizike gjatë ndeshjes së fundit në MLS, duke ngritur alarm te tifozët dhe stafi i kombëtares argjentinase.
Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për lodhje muskulore dhe jo për një dëmtim të rëndë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, sulmuesi 38-vjeçar do të pushojë për disa ditë dhe rikthimi i tij në stërvitje do të varet nga rikuperimi fizik. Stafi teknik i Inter Miami ka theksuar se zëvendësimi i Messit ishte më shumë një masë paraprake për të shmangur çdo rrezik para Botërorit.
