Nuk ka munguar humori dhe batutat nga ana e kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Po ashtu edhe nga Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos nuk kanë munguar edhe notat e humorit.

“Kur flasim për datën ju flas që mbështesim vizionin e qeverisë së Shqipërisë deri në fund të 2027 dhe më pas do ti ngjitem Korabit së bashku me kryeministrin. Kjo është e vetmja piketë mbyllëse shtesë që kam pasur deri më sot”, u shpreh Marta Kos.

Nga ana e tij kryemimistri Rama u përgjigj se për këtë mund të bëhet një kompromis, ndërsa u shpreh se zgjedh kullën Eiffel, kur Franca të thotë po.

“Mund të bëjmë një kompromis, mund t’i ngjitemi kullës Eiffel kur Franca të thotë po mirëserdhët në klub, është më e vështirë se Korabi”, u shpreh Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: