Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin ndaj centralit bërthamor Baraka në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar atë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Në deklaratën e publikuar, Këshilli i Sigurimit theksoi rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës bërthamore civile, por pa ia atribuar përgjegjësinë për sulmin ndonjë pale konkrete.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan javën e kaluar se gjashtë dronë u lëshuan nga Iraku drejt territorit të tyre. Sipas zyrtarëve, një prej mjeteve ajrore pa pilot shkaktoi zjarr pranë centralit bërthamor Baraka.
Iraku njihet për praninë e organizatave të fuqishme paraushtarake shiite, të afërta me Iranin, të cilat kanë marrë përgjegjësinë për sulme kundër “bazave armike në territorin irakian dhe në rajon”.
Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pas sulmit amerikano-izraelit kundër Republikës Islamike më 28 shkurt, duke shtuar frikën për një zgjerim të konfliktit në rajon.
