Javët e fundit të kampionatit shqiptar janë diskutuar shumë, për shkak të mos-impenjimit dhe dyshimeve për tolerime. Për këtë çështje foli legjenda Ledio Pano, në një intervistë për Sport News në News 24.

Ledio, pyetja e parë dhe më e komentuara në fakt në rrjet. A u luajt drejtë dhe pastër këtë sezon?

Javët e fundit treguan që nuk është luajtur. Shumica e ndeshjeve në fazat e para kanë qënë të luftuara, megjithatë, faza e fundit, java e fundit tregoi një kampionat që lë për të dëshiruar. Besoj që ky kampionat lë për të dëshiruar, në vend që të ketë ngritje, ka rënie të theksuar.

Një tjetër temë e diskutuar ka qenë edhe ajo e skemës. Këto ndryshime, a kishin impaktin e duhur? U detyrua federata të ndryshonte skemën në fund…

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin këto ndryshime në momentin e fundit, në botë kur thuhet diçka, do shkohet deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: