Ish-asistenti personal i aktorit Matthew Perry është dënuar sot me 3 vite e 5 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përfshirje në dhënien e dozës fatale të ketaminës që çoi në vdekjen e Perry-t, në tetor 2023.

I pandehuri, Kenneth Iwamasa, 60 vjeç, u dënua gjithashtu me dy vite lirim me kusht dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 10,000 dollarësh.

Sipas prokurorëve, ai ka bashkëpunuar me dy mjekë për të siguruar dhe shpërndarë doza të ketaminës me vlerë mbi 50,000 dollarë në javët para vdekjes së aktorit.

Iwamasa, i cili nuk kishte trajnim mjekësor, u deklarua fajtor në gusht 2024 për një akuzë të konspiracionit për shpërndarje të ketaminës që rezultoi në vdekje.

Ai përballej me një dënim maksimal deri në 15 vite burg federal.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej rreth tre vitesh e pesë muajsh, ndërsa gjykata vlerësoi se i pandehuri ishte në dijeni të problemeve të varësisë së aktorit dhe se kishte tentuar të fshehë prova pas ngjarjes.

Gjatë seancës, ai shprehu keqardhje për veprimet e tij, duke deklaruar se do të mbajë përgjegjësinë “për pjesën tjetër të jetës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: