Futbollisti i ri i Kosovës, Valmir Matoshi, është shprehur entuziast pas ftesës për grumbullimin me Dardanët në prag të ndeshjeve miqësore kundër Çekisë dhe Andorrës.
“Një ndjenjë shumë e mirë, një ndjenjë që ende nuk e kam përjetuar më parë. Djemtë janë shumë të mirë, po ashtu edhe stafi. Flasim lirshëm me njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të jetë.
“Krejt lojërat i kam shikuar më parë. Ishin afër të shkonin në Botëror, por nuk u bë. Unë do të jap maksimumin në çdo ndeshje”.
