Analisti Edvin Kulluri foli në emisionin “Kjo Javë” në News24, për situatën në PD, duke u ndalur te rikonfirmimi i Berishës në krye të Partisë Demokratike, dhe duke analizuar edhe zhvillimet që priten të ndodhin në parti.
Me tone ironizuese, por edhe kritik, Kulluri tha se nuk sheh të ketë asnjë qasje pozitive dhe asnjë shpresë sepse tij, ‘do të hiqen disa servila dhe do vendosen disa të tjerë”.
Ai shtoi se ndryshimet që priten në strukturat drejtuese të PD-së nuk përfaqësojnë reformim të vërtetë, por vetëm zëvendësime figurash brenda të njëjtit model.
Gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e një opozite funksionale në vend.
“Këta të PD tallen me ata që u shkojnë nga mbrapa. Këta janë karagjozë nuk janë politikanë. Thanë do bëjnë Primare, i bënë qesharake. E marrin e grisin Komisionin si u do qejfi. PD do ndryshojë një pjesë të Këshillit. Qarkullim topash…Do heqë disa servila dhe do të vendosë disa të tjera. Këtu rrezikon Shqipëria që nuk ka opozitë. Nivel Belindi dhe Flamuri do diskutojmë ne tani”, tha ai.
