Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi sjell sërish dëshmi të asaj se çka ndodh në spitalin e Lushnjës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Korreshi thekson se ambulancat janë jashtë çdo standardi dhe pa kolaudim.

“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje. Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!

Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!

Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: