Brad Pitt ka marrë një tjetër goditje në raportet me fëmijët e tij, pasi djali i madh, Maddox Jolie-Pitt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare për të hequr mbiemrin “Pitt” nga emri i tij.

24-vjeçari, i cili u adoptua nga Angelina Jolie në vitin 2002 nga Kamboxhia, kërkon që emri i tij të ndryshohet në Maddox Chivan Jolie. Sipas Daily Mail, Maddox nuk e kishte përdorur më mbiemrin e babait që prej muajit shkurt, ndërsa tani ka vendosur ta ndryshojë zyrtarisht për “arsye personale”, pa dhënë detaje të tjera.

Ky veprim vjen pas lëvizjeve të ngjashme nga fëmijët e tjerë të ish-çiftit të famshëm. Në vitin 2025, edhe Shiloh Jolie ndryshoi ligjërisht mbiemrin, duke hequr “Pitt”. Ndërkohë, Zahara Jolie dhe Vivienne Jolie përdorin publikisht vetëm mbiemrin Jolie, edhe pse pa ndryshim zyrtar ligjor. Brad Pitt dhe Angelina Jolie u martuan në vitin 2014, por divorci i tyre u finalizua në vitin 2019, pas një incidenti të ndodhur në një avion privat në vitin 2016 dhe akuzave për abuzim.

Në një padi të paraqitur në vitin 2022 pranë FBI-së, Angelina Jolie pretendoi se gjatë fluturimit, Brad Pitt kishte debatuar me Maddox-in dhe kishte ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj familjes. Aktori i ka mohuar akuzat, ndërsa autoritetet federale nuk ngritën akuza penale ndaj tij. Çifti kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: