Zbardhen detaje nga aksioni për arrestimin e 37-vjeccarit Ksainel Caka, i cili akuzohet se furnizonte me kokainë shpërndarës të tjerë droge. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se i riu që u arrestua nga Antidroga është mbajtur nën vëzhgim prej disa javësh nga agjentët e policisë.

Sipas burimeve mësohet se 37-vjeçari shiste lëndë narkotike kryesisht në zonën e Don Boskos dhe Laprakës.

Në momentin e arrestimit atij i është gjetur 200 gramë kokainë, e cila kap vlerën e 700 mijë lekëve të rinj. Lënda narkotike do të shitej tek persona të tjerë të cilët do e shisnin sërish në doza të vogla. Ksainel Caka, i cili u ndalua pranë hyrjes së bllokut të ambasadave në rrugën e Durrësit, nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: