Vllaznia-Elbasani përballen në “Air Albania” në kuadër të javës së fundit të Final Four. Prezent në stadium është edhe trajneri i ri i kombëtares, Roberto Maran, i cili po ndjek nga afër sfidën.
I emëruar vetëm pak ditë më parë në krye të stolit kuqezi, Maran ka zgjedhur pikërisht këtë takim, ku nuk përjashtohet mundësia e vëzhgimit të ndonjë talenti. Shqipëria do zbresë në fushë pas pak ditësh dhe do përballet me Izraelin.
