Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot në 10:00 do të bëjë publike detaje lidhur me projektin në Zvërnec, për të cilin tha se po punohet prej disa vitesh dhe se nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit por edhe për çështje të tjera.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur dje se do të dalë sot në një komunikim live për të sqaruar publikun mbi projektin dhe debatet që e kanë shoqëruar atë.

Kreu i qeverisë shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin ndaj ngjarjeve të fundit në Vlorë, duke vlerësuar masat e marra si ndaj punonjësve të sigurisë private, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.

Ndërkohë qytetarët kanë njoftuar sot në orën 18:00 një tjetër protestë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, kundër Paketës së Maleve dhe ofrimit të terapisë hormonale në QSUT.

Protesta dje në Tiranë

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb