Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te projekti në Pishë Poro, ku parashikohen ndërtime, theksoi se kjo zonë është peizazh i mbrojtur, por i kategorisë 5.
Ai tha se me ligjin e 2017-ës, konkretisht në nenin 20, përcaktohet qartë se në këtë zonë lejohen qendrat e banimit.
“Më mirë të dëgjosh pelikanin që merr para ekskavatorin se sa rrugën ligjore. Pishë Poroja, nuk është një zonë e mbrojtur, e kategorisë së parë apo të dytë. Por klasifikohet edhe sipas IUCN-së, kategori e 5, peizazh i mbrojtur. Për shpalljen ‘peizazh i mbrojtur’ dhe të gjitha detajet, ka një vendim qeverie. Por me rëndësi është që të thuhet se nuk ju është treguar juve, por në 2017 këto kategori janë të adoptuara në mënyrë të plotë. Thelbi ynë për zonat e mbrojtura është i ligjëzuar me standardet e BE. Sa më lartë të shkohet drejt kategorive 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Në rastin e kategorisë 5 janë të ndërtuara në konceptimin e bashkëjetesës së natyrës, me ekonominë e turizmin. Në hartën e Europës ka jo pak laguna që janë të ngjashme me këtë lagunë, ku janë destinacione turistike. Në nenin 20 të ligjit të 2017-ës, përcaktohet se peizazhi i mbrojtur është territor kum und të ekzistojnë qendra banimi dhe pjesë të tjera të territorit. Në pjesën 4, përcaktohet veprimtaria si ndërtimet, autortadat, kanalet kulluese, lejohen të ushtrohen, vetëm nëse subjekti që kërkon t’i kryejë këto veprimtare pajisjet me leje nga Këshilli i Lartë i territorit. Ndaj nuk kemi bërë asnjë heqje nga asgjë. Pishporo ka qenë peizazh i mbrojtur dhe është.”, tha ai.
