Rexhep Meta, babai i ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të martë, më 2 qershor, në fshatin Çepan të Skraparit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Ish-presidenti pritet të transportohet drejt Çepanit nën masa sigurie, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në orën 12:00
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.
Mesazhi i Ilir Metës për ndarjen nga jeta të babait:
Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.
