E ndërsa fermerët presin një sezon me rendiment të lartë, ata paralajmërojnë se mungesa e punëtorëve po rrezikon mbarëvajtjen e procesit të vjeljes.
Banorët që dikur angazhoheshin në punët sezonale të bujqësisë janë gjithnjë e më të paktë.
Sipas fermerëve, shumë punëtorë të kualifikuar zgjedhin të largohen drejt vendeve fqinje gjatë sezonit, të tërhequr nga pagat më të larta që ofrohen atje.
Edhe pse pagesa ditore sipas fermerëve ka arritur deri në 30 mijë lekë të vjetra, fermerët thonë se nuk po arrijnë të sigurojnë numrin e nevojshëm të punëtorëve.
Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e personave me eksperiencë në vjeljen e këtij fruti.
Përveç vështirësive me punëtorët, fermerët shprehin pasiguri edhe për tregtimin e prodhimit mungesa e tregut.
Ata kërkojnë politika më mbështetëse për sektorin, duke theksuar se pa ndërhyrje konkrete rrezikohet jo vetëm fitimi i fermerëve, por edhe vazhdimësia e tyre.
