Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat hodhi akuza për kompaninë “Albanian Digital Solution”, duke e cilësuar si minierën e floriri të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se denoncon se është thjesht një mënyrë për të vjedhur njësoj si me AKSHI-n, por tashmë me një emër të ri.

Më tej ai akuzon Ramën se kërkon vetëm të vjedhë.

“Jam këtu për të denoncuar kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, “Albanian Digital Solution”, e gjithë mafia e IT-së e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solition..Nuk ka një vendim të Këshillit të ministrave që do pasqyronte kompetencat e këtij institucioni. Është mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive, kunatit të Lindës së Surrelit. Pa asnjë mekanizëm kontrolli, si në rastin e kompanisë KAYO, të famosit, vetëm se këtu skandali thellohet më tepër, siç thamë më lartë për ADS, të gjitha janë lënë në dorë aksionerit kryesor të AKSHI-t të lindave famëzeza. I vetmi VKM për këtë qëllim është ia  datës 20 maj 2026, që flet për miratimin e fondit prej 7 mln euro. Ky vendim ka ardhur pas regjistrimit të kompanisë në QKB. VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë, nuk miraton statutin, nuk përcakton kompetencat, dhe nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n dhe nuk shpjegon modelin e kontrollit…Si mund të ngrinte Edvin Balluku, një kompani pa asnjë bazë ligjore. Keni parë ju, një deputet merr përsipër të propozojë se nuk ka qeveri, asgjë, amendime. Dhe meqë mbron interesat e klanit të Surrelit votohet sy mbyll, pa asnjë konsulte dhe asgjë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb