Presidenti i Komisionit Europian ndodhet sot në Tiranë, ku pas takimit me kryeministrin Edi Rama mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Costa u shpreh se Shqipëria ka përmbushur piketat e e ndërmjetme, ndërkohë që vendet anëtare vlerësojnë angazhimin e deritanishëm të vendit tonë.

“Sot vlerësoj dhe përgëzoj vendosmërinë  e Shqipërisë dhe përpjekjet për t’u bërë anëtar i BE. Javën e shkuar siç u konfirmua e pamë ecurinë e Shqipërisë dhe Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grup-kapitullin e parë. Pra ky është fillimi i një faze tjetër që është impenjative dhe do përqendrohet te zbatimi dhe historiku që do ketë Shqipëria. Këto reforma janë zgjedhje për të ndërtuar institucione të forta demokratike. Një sundim  ligjit dhe ruajtja e gjyqësorit të pavarur dhe llogaridhënës janë themelet kryesore për anëtarësimin në BE. Ju inkurajon të përshpejtoni përpjekjet tuaja për luftën tuaj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb