Presidenti i Komisionit Europian Antonio Costa, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Eurpopian i ofron mundësi vendeve si Shqipëria, por në këto kohë të pasigurta, zgjerimi i unionit, sipas tij është domosdoshmëri gjeopolitike.

Ai u shpreh se samiti në do të mbahet pas pak ditësh në Tivat të Malit të Zi është një përpjekje për të çuar përpara punët e bëra deri tani.

“BE është partneri më i besuar i Shqipërisë dhe Europës. Ai mbështet ecurinë e Shqipërisë, që të jetë një vend i begatë. Ju po integroheni në tregun e BE. Pra është shumë më shumë se sa të jesh pjesë e tregut unik. Zgjerimi ua ofron këto mundësi fqinje tanë si Shqipëria. Por në këto kohë plot pa stabiliteti, zgjerimi është një domosdoshmëri gjeo-strategji për Europën. Shumë shpejt do të jemi në samitin e Ballkanit Perëndimor në Tivat. Për të ecur më tej në këtë punë që është bërë për BE. I dashur Edi ti ke një traditë ku më tregon letërsinë shqipe. Kam lexuar librat e Lea Ypit, tani do të lexoj në verë dhe librat e Kadaresë. Këto më ndihmojnë që të kuptoj më shumë Shqipërinë. Ne kemi një histori të përbashkët, por do të formësojmë dhe historinë tonë të përbashkët.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: