REAGIM ZYRTAR

i Adminstratores së News24 Dhurata Çupi

Në lidhje me deklaratën e Kryeministrit z. Edi Rama, sipas të cilit, në Televizionin News24 pagat e punonjësve nuk deklarohen të plota, sqarojmë se të gjithë punonjësit e medias janë të punësuar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe pagat e tyre deklarohen të plota pranë institucioneve përkatëse shtetërore.

Çdo pagesë për stafin kryhet nëpërmjet sistemit bankar, në mënyrë transparente dhe të dokumentuar. Nuk ka asnjë punonjës, gazetar apo anëtar të stafit, paga e të cilit nuk deklarohet apo që përfiton pagesa të dyfishta jashtë deklarimeve ligjore.

Për këtë arsye, konsiderojmë të papranueshëm çdo aludim që mund të krijojë perceptime të gabuara mbi integritetin dhe korrektësinë e institucionit tonë mediatik dhe të punonjësve të tij, dhe godet drejtpërdrejt reputacionin profesional të dhjetëra gazetarëve, operatorëve, redaktorëve dhe punonjësve të medias, të cilët ushtrojnë detyrën e tyre me korrektësi dhe në respekt të plotë të ligjit.

Nëse ekziston qoftë edhe një rast konkret që ngre dyshime për shkelje të ligjit, kërkojmë që ai të bëhet publik dhe të referohet në institucionet kompetente për verifikim. Në të kundërt, deklarata të tilla dëmtojnë padrejtësisht reputacionin e gazetarëve dhe të medias sonë.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës, pavarësisë, ligjshmërisë dhe standardeve profesionale në ushtrimin e veprimtarisë sonë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb