Protestuesit nuk kursejnë asnjërin prej liderëve politikë, duke ironizuar jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe kreun e PD-së, Sali Berisha. Pankartat ironizuese nuk munguan as në protestën e sotme, e treta në mbrojtje të Zvërnecit, para Kryeministrisë.

Siç shihet nga fotoja që vjen nga protesta, shihet një pamje e modifikuar, ku Rama ‘puthet’ me Berishën, nën premtimin “derisa vdekja t’i ndajë”.

Ndër mesazhet që tërhoqën më shumë vëmendje ishin ato me mbishkrime të tilla si “Derisa vdekja t’i ndajë”!, “Rama në burg, Berisha në burg”!, “Zaptuam Shqipërinë”, duke ironizuar si Ramën ashtu edhe Berishën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mesazhet ironike dhe satirike si dhe thirrjet nga sheshi, u kthyen në një nga elementët më të spikatur të këtij tubimi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb