Probleme për Zvicrën para Botërorit. Sulmuesi Breel Embolo u detyrua të qëndronte në shtëpi pas një vendimi të minutës së fundit nga autoritetet amerikane për të rishikuar lejen e tij të udhëtimit, duke bërë që ai mos të shkojë në Amerikë me pjesën tjetër të skuadrës.
Federata Helvete njoftoi se për diçka të tillë, ishte informuar vetëm pak orë para se skuadra.
“Fatkeqësisht, Breel Embolo aktualisht nuk është në gjendje të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara me ekipin,” shkruajti federata në një deklaratë të raportuar gjerësisht nga mediat.
Sulmuesi, i cili luan për klubin francez Stade Rennais, ka pasur më parë probleme me ligjin. Një gjykatë zvicerane e shpalli fajtor në vitin 2023 për kërcënime ndaj një personi, për një ngjarje që kishte ndodhur kur ai ishte 21 vjeç.
