Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër shokë që kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se të rinjtë janë marrë nga rrymat dhe dallgët e detit, ndërsa 2 prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e personave të tjerë.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe policisë për të sqaruar plotësisht situatën.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim.
