Ka nisur nga sheshi Skënderbej protesta e katërt kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e ministrave të kabinetit qeveritar. Por duket se dita e sotme do të jetë ndryshe, për shkak të masave të marra nga policia për ndeshjen Shqipëri-Izrael, ku bulevardi është bllokuar me gardh metalik. Ndërkohë që kryepolici Skënder Hita deklaroi se nuk do të lejohet asnjë protestues që të kalojë në zonën e bulevardit. Ndaj, nuk dihet se çfarë do të ndodhë në këto kushte me protestën.

Ditën e djeshme u mbajt tubimi i tretë, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qytetarë që për tre orë me radhë, nga ora 18:00 në orën 21:00 lëshuan thirrje kundër qeverisë si dhe shpalosën një sërë kërkesash. Parrullat ishin të drejtuara kundër të dy anëve të politikës, ku nuk munguan thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

Protestuesit kërkojnë anulimin e projektit të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar atë si ndërhyrje në një zonë të mbrojtur dhe duke akuzuar qeverinë për favorizim të interesave private në dëm të pronës publike. Nga ana tjetër, ata pretendojnë se investitorë të ndryshëm po përfitojnë nga toka shtetërore në mënyrë të padrejtë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur ditën e djeshme së bashku me presidentin e Këshillit të Europës, u pyet lidhur me ngjarjen në Zvërnec.

“Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…

E52b5d7a A026 4d5e 9679 94c3645f8979
E52b5d7a A026 4d5e 9679 94c3645f8979

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: