Mijëra protestues vijojnë rezistencën para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Protestuesit thërrasin në kor: “Edi Rama ka mbaru”! “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”.
Kjo është protesta e pestë e qytetarëve në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe të qeverisë së drejtuar prej tij.
Sot protestuesit prezantuan “Lëvizjen e Re Qytetare”, duke i drejtuar 5 kërkesa të panegociueshme Edi Ramës nga dorëheqja e Qeverisë tek ndalimi i projektit në Zvërnec dhe anulimi i ligjeve si ai i Paketës së Maleve dhe strategjikët.
