Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK sekuestroi një vilë e cila dyshohet se është pronë e fshehur e Belinda Ballukut, por e regjistruar në emër të ish-kapitenit të kombëtares, Igli Tare.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se Prokuroria duhet të kërkojë sërish në Kuvend autorizimin për arrestimin e ish-zv/kryeministres.

Reagimi

Më 26 Shkurt në një intervistë në News 24 paralajmëruam se Belinda Balluku ka pasuri të fshehura nga aferat e saj korruptive. Vetëm në pak muaj SPAK ka dokumentuar 2 pasuri të fshehura në jug të Shqipërisë – 1 vilë 300 m2 për Belinda Ballukun dhe 1 tjetër vilë në pronësi të Sekretares së saj të Përgjithshme.

E vërteta doli!

Në 12 Mars Edi Rama mbrojti korrupsionin e Belinda Ballukut! Të korruptuarit mbrojnë të korruptuarit!

Tani është detyrë e SPAK të rikërkojë arrestimin e Belinda Ballukut, sipas detyrimit që përcakton ligji. Pozita e bashkëpunëtores së ngushtë të Edi Ramës është rënduar me dy akuza të reja: korrupsion dhe pastrim parash. SPAK duhet të zbatojë ligjin, me profesionalizëm dhe guxim. Koha është tani!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb