Një tjetër gjetje mjaft simbolike dhe ironike ka shkaktuar duartrokitje dhe reagime të shumta në mesin e protestuesve përpara Kryeministrisë. Një vëlla dhe një motër janë ngjitur në podium duke mbajtur në duar një qese të mbushur plot me mbeturina, të cilat treguan se i kishin mbledhur vetë nga plazhi i Zvërnecit në Vlorë.
Përmes këtij akti, ata kanë dashur të dëshmojnë dështimin e propagandës zyrtare për pastrimin e bregdetit, duke ia faturuar papastërtinë drejtpërdrejt kreut të qeverisë.
“Meqë qeveria nuk i ka pastruar, ne këto mbeturina i kemi marrë nga Zvërneci dhe po ja sjellim këtu në kryeministri”, tha djali në podium.
