Aktivisti Gent Progni i është përgjigjur një reagimi të kryeministrit Edi Rama, i cili tentoi të minimizonte pjesëmarrjen në tubim duke deklaruar se në shesh ishin mbledhur vetëm 2 mijë protestues.
Nga podiumi i vendosur përpara godinës së Kryeministrisë, Progni i dërgoi një paralajmërim të prerë kreut të qeverisë që të mos guxojë të provokojë revoltën popullore, duke njoftuar se dita e nesërme do të shënojë një prezencë edhe më masive të qytetarëve.
“Rama paska thënë jemi 2 mijë veta. Nesër më shumë! Mos na provoko! Mos na provoko!”, deklaroi ai mes duartrokitjeve të turmës që kishte pushtuar bulevardin.
Kjo përplasje për numrin e pjesëmarrësve vjen në një moment kulmi për protestën, ku atmosfera është elektrizuar nga dritat e telefonave që ndriçojnë errësirën dhe nga sllogani “Shqipëri e re”.
