Gjatë marshimit masiv që po zhvillohet aktualisht në rrugët e Tiranës, një tjetër moment ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.

Një i ri protestues ka shfrytëzuar praninë e kamerave për të përcjellë një mesazh vlerësimi të drejtpërdrejtë për punën e gazetarëve në terren. Ai ka falënderuar publikisht televizionin News24 për pasqyrimin e pandërprerë të protestës qytetare, duke theksuar se ky medium ka qenë pranë kauzës së tyre që në krye të herës.

“Faleminderit News24! Bravo, bravo”, u shpreh ai.

Ky falënderim nga ana e të riut vjen në një moment kur aktivistët në shesh kanë bërë thirrje të vazhdueshme për të mos lejuar kapjen apo përçarjen e protestës nga agjendat politike, duke vlerësuar mediat që pasqyrojnë zërin e pastër të qytetarëve, studentëve dhe intelektualëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb