Në ditën e tetë të protestës, ajo çfarë shihet është një numër i lartë i qytetarëve që i janë bashkuar protestës. “Me thirrjet Rama në burg, “Berisha në burg”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas marshimit nga sheshi Skënderbej, protestuesit kanë mbërritur te Kryeministria, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prej tetë ditësh me radhë, qytetarët vijojnë protestat para Kryeministrisë, duke përsëritur të njëjtën kërkesë që e cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Pavarësisht kalimit të ditëve, protestuesit shprehen se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i tyre, ndërsa kërkojnë përgjegjësi politike për situatën që po kalon vendi. Projekti i Zvërnecit ishte pikënisja e zbrazjes së zemërimit popullor kundër qeverisë.
Tubimet para Kryeministrisë dhe rrugët e Tiranës janë zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente, por mesazhi i qytetarëve ka mbetur i pandryshuar: largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe hapjen e një kapitulli të ri politik për vendin.
