Ndërsa sheshi para Kryeministrisë vijon të ushtojë në thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”, duke pretenduar ndërrimine klasës së vjetër politike, një protestues i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë thirrje për dorëheqjen e menjëhershme dhe pa kushte të kreut të qeverisë Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se emigrantët shqiptarë nuk janë larguar për t’i kthyer shpinën atdheut, por me dëshirën për t’u rikthyer një ditë dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit.

Protestuesi bëri thirrje për bashkim kundër asaj që e cilësoi si një pushtet me tipare diktatoriale, duke shtuar se tranzicioni demokratik i nisur në vitin 1991 nuk ka arritur ende të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve.

““Kam ardhur nga Amerika. Dua të kuptoni që nuk kam ikur për të mos u kthyer më në Atdhe. Kështu si puna ime janë edhe emigrantët kudo nëpër botë. Do kthehemi për ta ndërtuar. Të bashkohemi kundër pushteti diktatorial, që nuk e paskemi rrëzuar dot në ’91. I bëj thirrje rinisë të bashkohet. Dorëheqje pa kushte për Ramën e Berishën që janë fajtor për gjithçka ka ndodhur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb