Përpara Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një i ri ka kërkuar që shqiptarët të mos heqin dorë nga protesta.
“Kam dalë sot në shesh dhe çdo ditë sepse shoh dritë në fund të tunelit. Shpresoj se këtë vend mund ta bëjmë vetëm ne. Rama na tha nuk i doni investimet strategjike e gabuar, tha nuk i doni turistët e pavërtetë. Ne nuk duam investime që dëmtojnë natyrën tonë. Nuk duam investime që tjetërsojnë kulturën. Këto janë vlerat tona dhe këta jemi ne. Ka ardhur koha që populli shqiptar, rinia shqiptare të ndryshojë një koncept të gabuar e të kalbur. Duhet të ndërtojmë shtetit. Gjyshërit tanë kanë vuajtur komunizmin, baballarët kanë luftuar komunizmit, tani është radha jonë. Mos u dorëzoni”, tha ai.
