Një thirrje të fortë ka bërë një protestues në tubimin e sotëm para Kryeministrisë. Ai ka kërkuar që shqiptarët të mos dorëzohen, ndërsa bëri thirrje për qeveri teknike. Në 35 vite tha qytetari Shqipëria nuk ka bërë hapa para. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkel shqiptarët.

“Politika qelbësirë që na ka shkatërruar jetën. Nëse ne bëhemi bashkë, i them kryeministrit kriminel. Ne jemi shqiptarë o budallenj. Shqiptarët kanë dhënë prova që kanë rrëzu, grek, serb turq, jo 35 vjet këta p***rastë që kanë shit familje. Bëhuni bashkë. Edi Rama i lëpihet Melonit në gjunjë, dhe shkel shqiptarët. Nuk ka negociata, duam qeveri teknike…

Nëse është nevoja me derdh gjak si në 21 janar, jam i gatshëm me lon 4 fëmijë në rrugë… I rrëzoni këto plehra… Jemi gati të derdhim gjak… Veç të rrëzohen këto plehra nga pushteti”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb