Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen në kryeqytet për projektin e Zvërnecit. Përmes një postimi në X, Delegacioni i BE thekson se një këngë shpendi është më shumë se tingull, por shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë, duke u ndalur kështu te simboli i protestës, që janë flamengot.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.
Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme.
Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.

Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.

Mbro natyrën, sa je në kohë.☘️”, thuhet në postimin e delegacionit të BE-së. Kujtojmë se të premten, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u pa duke kaluar përmes turmës në bulevard teksa po zhvillohej protesta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: