Kamza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë. Pas të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet për një konflikt banal.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Xhensila Kodra.

Mësohet se viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka arritur që të identifikojë autorin.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: