Kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për t’u bashkuar në protestat që po zhvillohen aktualisht në kryeqytet.
Ndregjoni kërkoi reagimin e të gjitha shtresave shoqërore kundër asaj që ai e konsideron si dështim të klasës politike në vend.
Në fjalën e tij, Ndregjoni vuri theksin te qëndresa historike e familjeve që vuajtën gjatë diktaturës, duke i ftuar ata të dalin sërish në shesh.
“Të qindra pronarëve… Të qindra familjeve fisnike që kurrë nuk e ulën kokën, as para kriminelit Enver Hoxha, as para pasuesve të Enver Hoxhës gjatë këtyre 35 viteve. Të gjithë në shesh!”
Ai e cilësoi klasën aktuale politike si “mosmirënjohëse ndaj jetëve të shqiptarëve” dhe kërkoi një angazhim më të madh qytetar për të ndryshuar gjendjen e vendit.
