Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur edhe organizimi në sheshin “Skënderbej” i qytetarëve, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Mijëra qytetarë prej disa ditësh kanë mbushur sheshin, rrugët e kryeqytetit, me thirrjet e tyre “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”.
Me flamuj kuq e zi, pankarta në duar, disa prej tyre me plis në kokë, marshojnë kundër keqqeverisjes Rama.
Kjo protestë është shtrirë edhe në qytete të tjera, në Durrës, Shkodër, Vlorë e Pogradec. Por gjithashtu edhe Diaspora kanë dalë në protestën duke mbështetur Tiranën, e cila prej 9 ditësh “është në këmbë” dhe kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
