Mijëra qytetarë janë bërë bashkë me thirrjet Edi Rama jep dorëheqjen. News24 sjell pamjet me dron ku shihet edhe marshimi madhështor i shqiptarëve, që nuk ndalet.

“Poshtë komunizmi”, “ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne”; janë thirrjet e qytetarëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)


Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet, por ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, dhe edhe jashtë kufijve.

Me flamuj kuq e zi, plis në kokë, duke marshuar në të gjitha rrugët e Tiranës, të rinjtë kanë treguar se kur Atdheu thërret, bëhen të gjithë bashkë.

Revolta e tyre është kundër qeverisë, korrupsionit, vjedhjeve, mungesës së shëndetësisë, shkatërrimit të arsimit, shkatërrimit të infrastrukturës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb