Pamje të paimagjinueshme nga marshimi i mijëra qytetarëve në Tiranë. Vargu i protestuesve nis nga sheshi “Nënë Tereza” dhe shtrihet deri në Rrugën e Kavajës, me një gjatësi që kalon 1.5 kilometra.

Pamjet që sjellin News24 dhe BalkanWeb tregojnë përmasat e jashtëzakonshme të pjesëmarrjes, ndërsa kolona e protestuesve përshkoi disa nga akset kryesore të kryeqytetit, në protestën e 9-të radhazi masive, kundër qeverisë.

 

Qytetarët deklarojnë se do të vijonë rezistencën në rrugët e kryeqytetit deri në realizimin e kërkesës së tyre, që është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pamjet nxjerrin në pah përmasat e tubimit të nëntë radhazi në zemër të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb