Gjyqtari brazilian Wilton Sampaio do të drejtojë ndeshjen hapëse të Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Bashkëkombësit e tij, Bruno Pires dhe Bruno Boschilia, do të jenë asistentët e Sampaio-s në këtë takim të Grupit A të enjten në stadiumin Estadio Azteca.
Sampaio ka arbitruar gjithashtu ndeshje në Botërorin në Katar dhe ishte pjesë e ekipit të VAR kur kjo teknologji u prezantua për herë të parë në Botërorin 2018.
