Dita e 10-të e protestave masive të qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Me mesazhin ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, protesta vijoi prej disa orësh në sheshin kryesor të Tiranës.
Protestuesit kanë ngritur dhe kartonat jeshilë, duke dhënë kështu ‘ok’ që Rama të japë dorëheqjen.
Me një tubim që nisi në orën 18:00 dhe vijoi prej më shumë se pesë orësh, me mijëra janë derdhur në rrugët e kryeqytetit, duke marshuar në disa zona me thirrje dhe mesazhe antiqeveritare.
Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
