Plagosje me armë zjarri në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të paradites së sotme, brenda ambientit të një kompleksi në këtë zonë bregdetare.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Kristian Gjoni, rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, reagimi i uniformave blu ka qenë i menjëhershëm. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në terren, shërbimet e policisë kanë arritur të identifikojnë dy shtetas si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Aktualisht, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e këtij konflikti.
