Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Klivis Kuçaj, i cili u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë ku pati edhe të shtëna armësh në ajër. Shtetasi Klivis Kuçaj përveçse është përfshirë në atë sherr në plazhin e Velipojës, më përpara ka qenë një person i shpallur në kërkim.
Kuçaj dyshohet nga policia e Shkodrës se afro 2 muaj e gjysëm më përpara ka plagosur një person ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale “tentativë vrasje”.
Ndërkohë vetëm dy ditë më parë Kuçaj u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.
Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga ai sherr Klivis Kuçaj u dhunua dhe mbeti i dëmtuar në fytyrë me plagë të konsiderueshme. Policia identifikoi edhe palën tjetër, shtetasin Agim Ramazani i cili është proceduar nga efektivët.
Pas arrestimit të Klivis Kuçaj dhe shpalljes në kërkim të palës tjetër, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësa ngjarje të ndodhur më 8 qershor në plazhin e Velipojës.
