Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur mbështetjen e opozitës për protestat qytetare kundër qeverisë, gjatë një mbledhjeje me deputetët demokratë në selinë blu.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se mijëra qytetarë kanë dalë në protestë me kërkesa që ai i cilësoi legjitime, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe shfuqizimin e ligjeve që, sipas tij, bien ndesh me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Kreu i demokratëve kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj protestuesve, duke e akuzuar për gjuhë përçmuese, etiketime dhe sulme ndaj pjesëmarrësve në protestë. Ai tha se ka kërkuar edhe mbështetje ndërkombëtare për lëvizjen protestuese dhe ka informuar partnerët e huaj për situatën politike në Shqipëri.
Berisha theksoi se protestat nuk janë organizuar nga Partia Demokratike, por shtoi se opozita i mbështet plotësisht kërkesat e qytetarëve. Ai përsëriti akuzat ndaj qeverisë për korrupsion dhe mungesë legjitimiteti, duke u ndalur edhe te çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën pretendoi se është mbrojtur politikisht nga mazhoranca. Sipas Berishës, zgjedhjet e fundit nuk garantuan standarde demokratike, ndërsa ai kërkoi krijimin e një qeverie teknike që do të organizonte zgjedhje të reja. Në përfundim, kreu i PD-së deklaroi se opozita do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve për ndryshim politik.
“Dhjetëra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit, me kërkesa të drejtë për dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë në shkelje flagrante dhe kundër direktivave të BE. Denoncova qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore më të rëndësishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e PPE të ushtrojnë autoritetin e tyre që kriza e thellë që ka përpirë vendin të zgjidhet në mënyrë paqësore, përgatitjen e qeverisë teknike për zgjedhjet e reja.
Ky është rekomandimi im dhe pati interes për situatën në Shqipëri. Kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta. Set up psikologjik lidhjet me krimin nuk i lejojnë të marrin vendime të drejta. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk mund të përdoret dhuna përveç plotësimit të kërkesave politike. Informova se kjo protestë nuk është thirrur nga PD por mbështet fuqishëm nga PD.
Pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze. Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik, i egër i kombit shqiptar i demokracisë i integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë. PD mbështet Edi Ramën si një narko diktator që përdori shtypjen e pluralizmit politik, arrestimin e liderëve të opozitës në vit elektoral. Mbrojtjen dhe refuzimit të kërkesës së PS për arrestimin të hajdutes më të madhe në Shqipërisë pas Edi Ramës, Lubi Ballukut. Mbrojtjes që i bëri Lindave të tij edhe ato të pangopura në vjedhjen dhe plaçkitjen e fondeve publike bashkë me Edi Ramën. Për ne, demokratët dhe demokrate, pas Enver Hoxhës ai është armiku më i egër që shqiptarët kanë patur në histori. Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Nuk ka legjitimitet dhe ne jemi të parët, jemi krenarë se kemi arritur të rrëzojmë falsifikimin e tij për legjitimitet zgjedhor.
Një qeveri që zhvillon zgjedhje në kushtet parti shtet zhvillon farsë elektorale dhe nuk ka legjitimitet. Insistimi bëri që të vijë në Shqipërisë Komisioni i Jashtëm i PE dhe të miratojë një raport të tillë. Në të cilën thotë se u zhduk linja mes partisë institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake. Prokurorë guximtare sollën në parlament dosjen e Ballukut, 60% ku ishin lidhje të Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte burg për 60 vite dhe ajo sot bën parada. Drejton partinë e krimit. Shpërndan medalje, kockave mafioze të partisë së krimit.”, tha ai.
