Vëmendja është e përqëndruar te protestat që kanë “kapluar” mbarë Shqipërinë. Së fundmi është zgjeruar edhe më shumë harta e zemërimit popullor, teksa protestat janë shtrirë deri në Tropojë.

Këtë të mërkurë, në orën 18.00, tropojanët do të mblidhen përpara muzeut të qytetit. “Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”, shkruhet në njoftim.

Prej 11 ditësh, qytetarët në Tiranë kanë shpërthyer në revoltë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tyre.

Nën thirrjet “Revolucion” ata janë shprehur kundër kastës politike, majtas e djathtas, duke u theksuar se protesta e tyre është tërësisht qytetare dhe pa asnjë ngjyrim politik. Ata pretendojnë se në shesh kanë dalë si pasojë e revoltës së akumuluar, që kulmoi me Zvërnecin.

721995525 1326515693002212 8659209654532233898 N
721995525 1326515693002212 8659209654532233898 N

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: