Të enjten nis Botërori, edicion unik që do të zhvillohet me 48 skuadra pjesëmarrëse, me një spektakël të garantuar, pasi do mbahet në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Për këtë eveniment fantastik, News 24 do jetë në shtëpinë e çdo shqiptari për 40 ditë me radhë. Në News 24, do të transmetohet nën drejtimin e moderatores Trevisa Tufa, emisioni “Botërori Amerikan”, duke filluar nga ora 16.30 deri në 17:45.
Analiza të detajuara nga ekspertë të fushës si Shpëtim Duro, Julian Ahmataj e të tjerë, gazetarë Erion Shkambi dhe Igli Çutra, ndeshje pas ndeshje, këndvështrim ndryshe, favoritët dhe gjithçka tjetër rreth Botërorit, do të mund ta ndiqni në ekranin e preferuar të shqiptarëve. Në total do të jenë 104 ndeshje, sakaq finalja e madhe e Botërorit është e programuar të luhet me 19 korrik.
