Sot është dita e 11 ku qytetarët protestojnë kundër qeverisë Rama.

Prej 10 ditësh Tiranë është mbushur me qytetarë që kanë protestuar çdo ditë në orën 18:00.

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë në “News24”, tregoi edhe një anë tjetër dhe se si mundohen që ta përçajnë këtë protestë.

“Një prej personave që foli në protestë kishte një biznes të vogël dhe të nesërmen iu bë presion. Pra deri këtu kanë arritur, pra zoti Rama mund të përdorë të gjithë skenarët për të krijuar tension. Absolutisht ka kauza shumë të forta për të protestuar, miliona euro të vjedhura krimi i organizuar gëlon në këtë vend. Do të thoja që do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, tha ajo.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: